
Rrreth nesh
Me më shumë se 20 vite eksperiencë në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe enëve të kuzhinës , jemi përpjekur të ndërtojmë një reputacion të fortë për ofrimin e produkteve të cilësisë së lartë dhe shërbimit të shkëlqyer. Përveç dyqanit tonë fizik, prej katër vitesh ofrojmë një shërbim online të plotë përmes platformave të njohura si Facebook, Instagram dhe TikTok. Këtu prezantojmë gamën e produkteve tona dhe mundësojmë dërgesa në çdo cep të Shqipërisë, duke siguruar që çdo klient të marrë produktin që dëshiron në kohën e duhur. Kemi dorëzuar mbi 10.000 pako me sukses, dhe kemi arritur të krijojmë një bazë të kënaqur klientësh, të cilët kthehen vazhdimisht për produkte dhe shërbime të tjera. Ne angazhohemi për t'ju ofruar gjithmonë një përvojë të shkëlqyer blerjeje dhe shërbimi pas shitjes, duke bërë gjithçka që mundemi për të qenë gjithmonë afër jush.